Fiskalizim automatik me ATK
Çdo kupon nënshkruhet dhe dërgohet në ATK në momentin e shitjes, me kod QR për verifikim.
Program shitjeje me kupona fiskalë
KONMAT e lidh arkën tuaj me ATK, mban stokun dhe raportet në rregull dhe vazhdon të shesë edhe kur bie interneti. I ndërtuar për kasierët — çdo veprim me një tast.

Pa module të shtrenjta shtesë. Instaloni, konfiguroni dhe filloni të shisni.
Çdo kupon nënshkruhet dhe dërgohet në ATK në momentin e shitjes, me kod QR për verifikim.
Kur bie lidhja, kuponat ruhen të nënshkruar dhe dërgohen vetë sapo kthehet interneti.
Një kompjuter master mban databazën; arkat e tjera lidhen me një kod — të gjitha me të njëjtat artikuj dhe stok.
Barkode, kategori, njësi, akcione me datë. Çmimi me dhe pa TVSH llogaritet vetë.
Pazari ditor sipas kasierit, malli i shitur mes datave, kthimet dhe anulimet — gati për printim ose Excel.
Përdorues me role (Admin, Operator, Auditor), regjistër i çdo ndryshimi dhe backup automatik i të dhënave.
Në arkë
Ekrani i kuponit është i rregulluar ashtu siç janë mësuar kasierët: totali i madh lart, artikujt në mes, butonat poshtë.

Në zyrë
Regjistroni artikujt një herë dhe KONMAT kujdeset për pjesën tjetër: TVSH-në, marzhën dhe stokun pas çdo shitjeje.

Shumë artikuj, shumë klientë, arka që nuk duhet të ndalet.
Kupon i shpejtë, kthime të thjeshta dhe pasqyrë e qartë e shitjeve.
Të gjitha arkat në një databazë, secila me numërimin e vet fiskal.
Nëse lëshoni kupon fiskal, KONMAT e bën punën më të lehtë.
Një instalues i vetëm, me databazën brenda. Zgjidhni gjuhën, krijoni administratorin — gati.
Të dhënat e biznesit, licenca, arka dhe lidhja me ATK — hap pas hapi, me listë kontrolli.
Shtypni F1 dhe filloni të lëshoni kupona fiskalë. Ne jemi këtu nëse ju duhet ndihmë.
Pas instalimit keni 7 ditë provë për të përgatitur artikujt dhe arkën.
Po. Kuponat nënshkruhen dhe ruhen në kompjuter, dhe dërgohen automatikisht në ATK kur kthehet lidhja. Shitja nuk ndalet.
Sa t'ju duhen. Një kompjuter është master, arkat e tjera në të njëjtin rrjet lidhen me një kod lidhjeje.
Kompjuter me Windows 10 ose 11 (64-bit) dhe një printer termik kuponash i instaluar në Windows.
Licenca është vjetore dhe lidhet me biznesin tuaj (NUI). Pas instalimit keni 7 ditë provë. Për çmimin na kërkoni ofertë.
Shqip, anglisht dhe serbisht — si ekrani i programit ashtu edhe kuponi.
KONMAT i dërgon kuponat në ATK sipas specifikimit zyrtar të fiskalizimit. Procesi i certifikimit është në rrjedhë — na kontaktoni për statusin aktual.
Na shkruani dhe ju kthejmë përgjigje me ofertë për biznesin tuaj.
Pyetje, ofertë apo demonstrim i programit — na shkruani.